Lajme

Keni zgjedhur t’i bëni pushimet në javën e dytë të gushtit? Ja si parashikohet të jetë moti

Dy ditët e fundit moti në vendin tonë ka qenë me reshja dhe ulje temperaturash duke bërë që pushuesit mos të shijojnë plazhin.

Por si do të jenë temperaturat për dy javët e ardhshme?

Sipas sinoptikanit të Meteoalb Hakil Osmani, duke nisur nga e diela pasdite, moti do të ketë përmirësime. Sipas tij 15 ditëshi i dytë i gushtit do të karakterizohet nga temperatura të favorshme,.

“Duke filluar nga kjo fundjavë vendi ynë ka qenë nën ndikimin e vranësirave, duke sjellë dhe reshje shiu. Paraditen e së të dielës presim kushte të mira moti. Nga e hëna dhe 15 ditshin e dytë, kemi dominim të diellit, por dhe në disa momente dhe vranësira. Ka pasur ndryshime të temperaturave. Nga e hëna dhe në vijim, temperaturat e ajrit do të jenë në favor të pushuesve. Mbeten deri në orët e mesditës së ditës së diel vranësirat. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 30 gradë celsius.”, tha Osmani në një lidhje për News24.

MË TË LEXUARAT

To Top