Prej disa javësh ka artuar në ekranin e TCH program “Kepi i Tundimeve”, ku 10 të rinj sf idojnë tundimet që të mos puthen, flenë bashkë me qëllim fitimin e çmimit të madh 20.000 euro. Deri më tani janë transmetuar vetëm 4 episode, por kaq ka mjaftuar që shikuesit të mbërthehen pas ekranit.
Por a do thyhen rregullat?! Autorja e programit, Olsa Muhameti ka zbuluar disa surpriza dhe të papritura rreth “Kepit të Tundimeve”.
Ndodhi te ‘Kepi i Tundimeve’. Fansat ishin në a nkth se kur do vinte puthja e parë. Por gjithçka e ka një fund. Ishte Anxhela ajo që ‘rrëmbeu’ Kleidin në një takim më vete dhe arriti që ta bënte këtë të fundit ta puthte.
“Meqenëse këtu u bëmë si shumë njerëz, e mora Kleidin dhe u largova te ai plazhi”, tha Anxhela. “Anxhela shumë mirë që u afrua, por erdhi te goja ujkut”, tha Kleidi më pas.