Klodiana Shala u përball me një humbje të një prej njerëzve më të rëndësishëm të jetës pak muaj më parë, kur babai i saj u nda nga jeta.
Ditën e sotme, ish-sportistja e ka kujtuar të atin me anë të një dedikimi në rrjetet sociale, teksa bën me dije se sot ata do festonin 70-vjetorin e tij.
Me fjalët që ka zgjedhur, Klodiana tregon se sa lidhje speciale ka pasur me të atin, ndërsa emocionin kur thotë se ikja e tij të parakohshme dhëmb aq shumë sa asgjë nuk ja zëvendëson këtë ndjesi. Ajo thotë se kishin thurur shumë plane, e gjithë familja së bashku me të dhe sot çdo ditë pa zërin e të qeshurën e tij është vuajtje.
Klodiana ka marrë mesazhe të shumta në postin e Instagramit nga miqtë e saj, që i bashkohen në këtë mesazh dhimbjeje dhe emocioni.
“Babë, njeriu më i shtrenjtë i jetës sone. Sot do festonim 70 vjetorin tënd , për të cilin kishim thurur plane në kokë, që të gëzonim e qeshnin së bashku…
Ikja para kohe, na ka lënë kaq shumë dhimbje e zbrazëti që nuk ka vend në botë, ngjarje dhe njeri tjetër të na heqë nga mendja dhe shpirti..e dhe Amerika e largët, nga ku po të shkruaj, po më afron dhe më forcon çdo orë vuajtjen e ikjes tënde pa kthim…