Dy aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri, ishin ndër banoret më të bujshme të “Big Brother VIP 1” të cilat u bënë edhe mike mjaft të mira gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Jeta e tyre profesionale dhe personale u vu në qendër të vëmendjes dhe aktoret ndanë mjaft histori nga jeta private që nuk diheshin për publikun. Por pas daljes nga reality show, miqësia mori fund.
Vajzat papritur nuk folën më dhe kunjat e thumbat nëpër intervista të ndryshme nuk munguan. Por kur duket sikur vajzat rregulluan marrëdhëniet, Monika në një bashkëbisedim me ndjekësit ka treguar se mes tyre nuk ka miqësi.
“A flet me Arjolën? Je yll bote”,. i shkruan një ndjekës. “Jam yll bote”, ja kthen Monika e cila ka anashkaluar me dashje pyetjen me Arjolën për të treguar se marrëdhëniet nuk janë rregulluar.
Pavarësisht, viteve që ikin, Monika Lubonja mbetet një nga aktoret më në formë në Shqipëri. Ajo komentohet shpeshherë për format perfekte dhe padyshim për bukurinë shpirtërore.
Madje, së fundmi, në Instagram një nga ndjekësit e ka pyetur për sekretin e pozitivitetit që dhuron. Monika nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke i thënë se ka disa rregulla që i ndjek gjithmonë.