Lajme

Reshje shiu dhe temperatura të larta/ Moti ditën e sotme parashikohet kështu

Gjatë ditës së hënë vendi ynë ka pasur rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit. Kjo ka bërë që vlerat minimale të regjistruara në zonat malorë të jenë 8 gradë celcius, ndërsa maksimumet parashikohet të ngjiten në vlerën 32 gradë celcius në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Dita e martë do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave krahasuar me ditët që sapo lamë pas. Pritet që temperaturat maksimale të arrijnë në 32 gradë celsius.

Ndërkohë që gjatë paradites dhe mbasdite pritet që të ketë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit ku do të mungojnë dhe reshjet lokale të shiut, të cilat pritet të jenë të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Ndërsa në mbrëmjet pritet që moti të jetë i kthjellët, duke bërë që të vijojë rritja e temperaturave përgjatë ditëve në vijim. Sipas meteorologut të MeteoAlb, Hakil Osmani edhe gjatë ditës së martë dhe në vijim do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet deri ditën e enjte të ngjiten në vlerën 37 gradë celcius në qarqet e Elbasanit dhe të Beratit, por po ashtu dhe vlerat minimale të kenë rritje të ndjeshme. Minimumet në zonat malore do të arrijnë vlerat 12 apo 13 gradë celcius.

Duke filluar nga e enjtja dhe në vijim kemi një rritje graduale të lehtë të temperaturave të ajrit. Për sa i përket kushteve atmosferike do të kemi mbizotërim të motit të qëndrueshëm në territorin shqiptar ku kthjellimet do të jenë dominante. Në zonat malore herë pas here do kemi kalime të pakta të vranësirave.

Parashikohet që gjatë fundjavës vranësirat të jenë disi më të dukshme duke bërë që në zonat malore të kemi dhe momente të pakta me pika shiu. Për sa i përket parametrit të erës nuk pritet të jetë problematik në pjesën më të madhe të javës, por herë pas here në intervale do të fitojë shpejtësi deri në 45 km/h.

MË TË LEXUARAT

To Top