Rozë

Rama publikon shifrat: Na ka ardhur kaq shumë turistë edhe nga Amerika

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këto ditë shifrat e turistëve europian në Shqipëri, por sot është ndalur tek një tjetër kontinent.

Rama publikon shifrat: Sa turistë nga SHBA dhe Kanadaja vizituan

Sipas Ramës këtë vit nga Amerika kanë ardhur 76 mijë turistë në 7 muaj, ose thënë ndryshe 50 % më shumë se vitin e kaluar. Ndërkohë nga Kanadaja sipas Ramës ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve, në total 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të një viti më parë.

Postimi i Ramës:

Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikan kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike. 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë; E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet.

Rama: 38 mijë turistë francez vizituan Shqipërinë nga janari në korrik -  SHQIP.com

MË TË LEXUARAT

To Top