Kryeministri Edi Rama ka premtuar se pas 10 viteve Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Komentet Rama i bëri për një media franceze, ku shtoi se kjo mund të ndodhë vetëm nëse BE mbetet siç është tani.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë u hapën negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale. Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”, tha Rama.