Gentian Zenelaj ka treguar gjithmonë se sa i lidhur është me familjen e tij, sa kohë kalon me ta dhe aventura të ndryshme që bëjnë të gjithë bashkë.
Një ndër sportet e tyre të preferuara është zhytja dhe kjo jo vetëm në stinën e verës. Genti ka një numër të konsiderueshëm postimesh me djalin e tij Danjelin, teksa zhyten dhe madje së fundi ai është shprehur se argëtohen shumë.
“O njeri të dua shumë. Argëtohem kaq shumë me ty”, ka shrkuar Genti krah fotos ku babë e birë edhe kanë peshkuar.