Çifti Keisi dhe Stresi kanë qenë jo pak të komentuar për shkak të marrëdhënies së tyre të trazuar. Por teksa dukej se dyshja kishin rënë në qetësi, Stresi nuk e ka lënë për shumë kohë të qetë ish-partneren e tij.
Stresi e ka thumbuar Keisin gjatë një intervistë të shkurtër në prapaskenën e “Aplha Show”. Stresi është pyetur nga gazetarët për look-un e tij dhe përgjigjja duket se ka qenë pikërisht për Keisin.
“Kujt ia dedikon këtë look sot?”- u pyet Stresi nga gazetarët.
“Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”- u përgjigj reperi edhe pse nuk përmendi asnjë emër të ish-partnereve të tij. Kuptohet që e gjitha ka qenë për Keisin pasi është një nga partneret me të cilat ai ka pasur një lidhje publike e cila përfundoi dhe në martesë.
Kujtojmë se pas publikimit të këngës së re me titull “M’ke harru”nga Stresi, bazuar nga teksi fansat aluduan se ishte një dedikim për ish-partneren.
“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata.”