Rozë

Konfirmoi se është shtatzënë, Einxhel: Babait e pata pak me siklet t’ia them, isha pak e ndrojtur

Pas konfirmimit të shtatzënisë, Einxhel dhe Dagz folën në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top”. Dyshja kanë treguar çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzëninë.

Nuk e prisja të dilja e preferuar”/ Arbëri-Einxhel: Kam besuar te ti edhe  më shumë se ti në veten tënde - Lifestyle

Ata kanë treguar se si e kanë përjetuar familjarët e tyre lajmin e shtatzënisë. Familjarët e Dagz kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel e ka pasut të vështirë t’ja thoshte lajmin babait të saj, i cili nuk e priste një fëmijë kaq shpejt.

“Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë”, tha Dagz.

“Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më rrallë në Kosovë”, ka thënë Einxhel.

“Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vaja që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund t’ja thoja. Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë. Për pushmet po presim sa të lirohet Dagzi nga puna, i kemi bërë disa pushime por do të ketë sërish”, ka shtuar Einxhel.

Arbri 'ironizon': Einxhel ka qarë për mua | Lipjani News

MË TË LEXUARAT

To Top