Rozë

‘A zihesh me burrin?’/ Adelina Tahiri e pranon: Po dhe gjithmonë zihemi për gjëra koti

Adelina Tahiri është një nga artistet më të dashura të estradës. Aktualisht ajo gjendet e pushime ku nuk i ka kursyer edhe fotot krah bashkëshortit dhe djalit të saj.

Adelina ka vendosur të realizojë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ku i është përgjigjur disa pyetjeve rreth jetës së saj personale por jo vetëm.

Një ndjekës e ka pyetur nëse ka zënka me burrin apo jo. “Unë nuk besoj se ekziston në bashkëjetesë pa zënka.

Zihemi dhe ne por na kalon shpejt sepse nuk mundemi pa njeri-tjetrin, kjo është dashuri. Gjithmonë zihemi për gjërat koti”- u shpreh ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top