Rozë

I thanë se i ka punët keq me Donaldin, Arbana i kthehet keq shqiptares: Aty ku nuk ka mos…

Arbana Osmani ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë nga ndjekësit lidhur me postimin e fundit që ka bërë në Instagram. Moderatorja publikoi disa foto nga momentet më të bukura të “Big Brother VIP”, por ajo që ra në sy ishte mungesa e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, më të përfolurit e edicionit.

Aktori dhe këngëtarja kanë qenë ndër më të komentuarit për shkak të historisë së dashurisë që nisën brenda shtëpisë së famshme, e cila përfundoi menjëherë pas përfundimit të BB.

Një ndjekës e pyet se pse nuk është Donaldi duke shtuar me ironi: “Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty”.

“Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani. Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirnjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”, i përgjigjet Arbana.

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Kjo reflektohet me vitet e eksperiencës me programe të ndryshme. Mirëpo, ka një tjetër profesion për të cilin ajo do ta linte prezantimin dhe nuk ka të bëjë me gatimin.

Arbana publikoi një video, ku kishte bërë një kolazh të të gjitha momenteve më të bukura me familjen e saj, partnerin Eduart Grishaj, dhe dy djemtë, Joni dhe Dielli. “o e lë prezantimin dhe do filloj montazhin shumë shpejt”, shkroi me humor Arbana.

MË TË LEXUARAT

To Top