Lajme

I shpëtoi jetën turistes spanjolle që ishte në Tiranë, ajo fton kamarierin shqiptar në vendin e saj

Leli Alushaj është kamarieri hero, i cili i shpëtoi jetën turistes spanjolle në një restorant në Tiranë.

Ai ishte duke shërbyer si zakonisht, kur pa që një shtetase spanjolle, e cila kishte ardhur me pushime në Shqipëri, po m bytej me ushqimin.

Leli, la pjatat dhe i erdhi në ndihmë turistes menjëherë. Ndërhyrja e tij ishte e shpejtë dhe turistja spanjolle u ndje mirë pas pak sekondash.

Fatmirësisht, për pak sekonda, klientja filloi të ndihej mirë dhe e falenderoi kamarierin, i cili mori dhe duartrokitjet e klientëve të tjerë të pranishëm.

Ky djalë e meriton një rrogë shtesë nga pronarët e tij dhe mbi të gjitha një falëndërim të madh nga ne. Në këtë vend ka akoma njerëz të mirë.

Në një moment ajo shihet teksa i puth duart dhe kamarieri e përqafon. Kamarieri Leli Alushaj tregon se ajo e ka falënderuar dhe madje e mirëpret në Spanjë.

MË TË LEXUARAT

To Top