Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Teksa po shijojnë këtë periudhë të veçantë të jetës së tyre, ata ishin të ftuar së fundmi në “Pushime on Top”. Gjatë intervistës Dj Dagz ka zbuluar edhe nepset e Einxhelit në këtë periudhë.
“Më duket në këtë pjesë kam qëlluar me fat. Nuk është se nuk e do diçka, por nuk insiston me patjetër. Siç kam dëgjuar që ka momente që e duan diçka me patjetër”, ka thënë Dagz-i.
Dyshja ka folur edhe për planet për dasmën. “Fustani i bardhë nuk më bën. Tani s’më bën asgjë” tha Einxheli teksa Dagz-i me shaka tha se në dasmë do të jenë të ftuar të gjithë ata që e kanë ftuar.