Leximi

Duhet ta bëni patjetër! Kjo është mënyra e duhur për ta pastruar kokën e dushit

Pas një ditë të lodhshme në punë, ngecjes në trafik ose dhe më keq pasi keni kaluar disa minuta të mira në autobus, gjëja e vetme që mezi prisni të bëni është një dush me ujë të ftohtë në shtëpi. Por, sa prej jush kujtohen të pastrojnë kokën e dushit pasi kanë bërë banjo?!

Nuk është nevoja të përgjigjeni pasi e dimë që nuk e bëni, si rrjedhojë koka e dushit bllokohet nga papastërite që mund të mbledhë, krijon shtresa ndryshku dhe smërçi etj, rrjedhimisht nxjerr më pak ujë dhe ju mund ta gjeni veten me kokë të shkumuar e pashplarë në mes të larjes.

Sot sjellim për ju mënyrën më të shpejtë dhe efektive të pastrimit dhe dezinfektimit të kokës së dushit. Ju nevojiten: uthull e bardhë rrushi, një qese, një llastik flokësh dhe furçë ose sfungjer i trashë.

Shtoni uthullën e bardhë në qesen plastike dhe fusni kokën e dushit brenda. Lidheni me llastikun e flokëve që të rrijë e fiksuar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Hiqni qesen dhe derdhni uthullën që gjendet brenda saj. Fërkoni kokën e dushit me sfungjer ose furçë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Në fund fshijeni me leckë pambuku.

MË TË LEXUARAT

To Top