Capital T është nga rep artistët më të pëlqyer shqiptarë. Një fanse e tij i ka bërë një dhuratë të përjetshme reperit duke realizuar një tatuazh ku paraqet titullin e albumit më të fundit “He art B roken Kids”.
Këtë e ka zbuluar vetë artisti me anë të një Instastory ku ka zbuluar se e ka takuar fansen e tij në koncertin më të fundit në Korçë.
Ndryshe artisti mbetet aktiv me koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.
Projekti i tij i fundit erdhi në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Anxhela Peristerin dhe Mandi Nishtullën dhe titullohet ‘Habibi’.