Rozë

Në fillim i përmendi tradhtinë/ Flori vazhdon me kunja për Donaldin: S’bën për prezantim ti!

Marrëdhëniet mes Flori Gjinit dhe Donald Veshajt nuk duket të jenë aq të mira. Së fundmi Flori publikoi një video në TikTok ku realizon një trend të fundit mirëpo ndjekësit e kanë lidhur menjëherë këtë video ironike me aktorin Donald Veshaj.

I përmendi tradhtinë, Flori Gjini ironizon përsëri Donaldin:

“Mund të kisha thënë që nuk bën për prezantim, por nuk e bëra dhe thashë nuk është keq për atë format”, thuhet gjatë videos që Flori ka publikuar.

“Për kë mendon ti?”, pyet moderatori ndjekësit teksa shumë i përmendin Donaldin.

Përplasja mes Florit dhe Donaldit nisi nga intervista e Ori Nebijajt në “Më lër të flas”, ku ajo foli për emisionin veror “Pushime on top”. Gjatë 4 sezoneve ajo e ka moderuar atë me Florin dhe tha në intervistë se ai ende nuk i ka kthyer përgjigje për sezonin e pestë.

“Pse u shua bota për çuna që po pret atë ti?”, e pyeti me ironi Donaldi. E duket se Flori nuk e priti mirë pyetjen e Donaldit duke i përmendur atij tradhtinë ndaj Bora Zemanit.

 

I përmendi tradhtinë, Flori Gjini ironizon përsëri Donaldin:

MË TË LEXUARAT

To Top