Italia është përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e stuhive dhe pemëve të rrë zuara në tokë kanë humbur jetën dy persona.
Ndërkohë në videon e mësipërme shihet se si stuhia dhe era e fortë kanë përfshirë Venecian. Në video shihet se si fluturojnë karriget dhe tavolinat e lokaleve, ndërkohë që qytetarët ndjehen mjaft të fr ikësuar.
E njëjta situatë është paraqitur edhe në pjesën tjetër të Italisë, kryesisht në Lombardi, ku rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ndërkohë që duke nisur nga dita e shtunë e në vijim temperaturat do të ulen ndjeshëm sa i përket vlerave maksimale, si dhe do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.