Mediat greke i kanë bërë jehonë ngjarjes së pak ditëve më parë të ndodhur në Gjirin e Lalzit, ku një pushues hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit dhe e hodhi atë në det.
“Prototema” shkruan se 48-vjeçari shqiptar Sh.S, që hodhi flamurin turk në det ka marrë mbështetje nga pjesa më e madhe e qytetarëve, duke e cilësuar atë si një “patriot” të vërtetë.
Më tej vijon “Prototema” në kullën e vrojtimit krahas flamurit të Turqisë ishte dhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa shton se në plazhet private, pronari është i lirë që të vendosë flamurin e kujt shteti që dëshiron.
Duke vijuar më tej artikullin media greke thekson se prania e flamurit turk e ka shqetësuar shumë 48-vjeçarin shqiptar i cili e ka marrë më pas dhe e ka hedhur në det.
48-vjeçari Shpetim Sefa kishte postuar në rrjetin e tij social videon ku dukej teksa ka hipur në kullën e rojës në plazhin e Gjirit të Lalzit, ka hequr flamurin turk dhe më pas e ka hedhur në det.