Rozë

”Ai ta zgjon mendjen”/ Isli dhe Ori s’do jenë më në ‘Wake up’, ja kush do e prezantojë

Isli Islami dhe Ori Nebiaj nuk do të preantojnë më emisionin e mëngjesit ‘Wake up”. Dy moderatorët do të angazhohen në programe të tjera të Top Channel.

Në sezonin e ardhshëm, po përflitet se Ori do të prezantojë “Përputhen” ndërsa Isli do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room” krah Bora Zemanit.

Ndërkohë faqja zyrtare në Instagram e programit ‘Wake Up’ ks konfirmuar lajmin se nga 5 shtatori, Blendi Salaj do të jetë prezantuesi i ri.

Për Orin, që po me mbyll me sukses edhe për këtë sezon veror “Pushime on Top”, është përfolur si moderatorja e re e Përputhen, në vend të Bora Zemanit.

Për Islin, thuhet se do jetë pjesë e spektaklit më të ri që pritet të fillojë në vjeshtë, që mezi po pritet nga publiku “Dancing with the stars”.

Ajo që nuk dihet deri tani, është nëse Isli do jetë pjesë e konkurrentëve dhe garës, ose pjesë e stafit që do drejtojë këtë spektakël.

MË TË LEXUARAT

To Top