Lajme

Sa kushton ta rrisësh një fëmijë në Shqipëri? Kostot shkojnë nga 2000 euro vetëm për gjërat e para

Të rrisësh fëmije kushton. Por askush nuk e kupton deri në momentin që bëhet me fëmijë. Ekspertët thonë se kostot janë dyfishuar në 5 vitet e fundit. Por sa kushton sot një bebe? Të paktën 100 mijë lekë.

Edhe pse të varfër familja ishte më e madhe. Më shumë gojë për të ushqyer më pak mundësi ekonomike në barazinë që garantonte sistemi. 4, 7 e deri në 12 fëmijë për të përfituar një lopë e titullin heroinë. Ndërsa sot në familjet e reja fëmijët numërohen me gishtat e dorës, dhe karriera e siguria financiare është kthyer në prioritet të grave e vajzave.

Të sjellësh në jetë fëmijë në Shqipërinë e 2022, kërkon rreth 1 milionë lekë të vjetra për sendet kryesore të fëmijës dhe rreth 300 mijë lekë të vjetra për shpenzimet e tij të përmuajshme. Faturat nisin që gjatë shtatzënisë, me kontrollet mjekësore të nënës dhe procesin final atë të lindjes. Ku në shtet kjo faturë kushton 90 mijë lekë të vjetra për ata që janë të siguruar, e diçka më shumë për ata që pranojnë se japin dhe ryshfet për t’u trajtuar më mirë. Ndërkohë në spitalet private paketat që mbulojnë 9 muajt e bebes variojnë nga 1400 deri në 2000 euro.

Për ata që kanë një ekonomi më të qëndrueshme ajo që i step është e ardhmja e fëmijëve në Shqipëri. Deri në 2 fëmijë është normalja e sotme për çiftet e reja, edhe ata me të paktën disa vite diferencë.

Ndërkohë sipas raportit të INSTAT shifrat e lindëshëmrisë duken shqetësuese, ku për tremujorin e parë të 2022 shënohet një rënie me 4.2% krahasuar me një vit më parë e përkthyer kjo në 6.056 numër lindjesh. Duket se një ndikim të madh ka pasur edhe pandemia e cila e tkurri dëshirën për zgjeruar familjen.

Sot, të rrisësh një fëmijë është një investim i madh. Një investim që kërkon të ardhura të konsiderueshme përballë cdo krize. Por pavarësisht çdo çmimi apo vështirësie financiare, lumturia e të sjellit në jetë një fëmijë është pasuria më e madhe që mund të kërkoj çdo familje.

MË TË LEXUARAT

To Top