Rozë

Jepte lajmet dikur/ Kjo është motra e Grida Dumës, që e shoqëron kudo politikanen

Në një gjë biem dakord të gjithë shqiptarët! Që deputetja e PD Grida Duma është politikania më me stil dhe tërheqëse në Shqipëri.

Albanian Daily News

Siç duket këtë bukuri e ka genetike, pasi edhe e motra e deputetes demokrate nuk mbetet pas. Motra e Gridës quhet Geris dhe ka një vajzë të vogël të quajtur Illyria. Me vogëlushen postoi së fundmi një foto vetë Grida Duma nga pushimet.

Geris Duma u bë e njohur për publikun në vitin 2019, pikërisht në ditën e dasmës së saj, ku prezenca e deputetes bëri që ky event familjar të përflitej edhe në media, shkruan “Panorama Plus”.

Greis më parë ka qenë edhe pjesë e ekranit, si spikere lajmesh. Ndërsa tani ajo shoqëron në cdo aktivitet të motrën e saj, Gridën.

Sakaq kujtojmë që tre ditë më parë deputetja e PD, Grida Duma nisi pushimet! Ajo ndau në rrjetet sociale një foto me mbesën e saj.

“Duke ecur me mbesën time të bukur drejt detit! Zemra ime Illyria!”, shkruante Duma krahas fotos me vogëlushen, që mori pëlqime të shumta.

MË TË LEXUARAT

To Top