Rozë

Tha se nuk ishte ndarë po e ndanë mediet/ Këngëtari shqiptar kërkon falje dhe pranon: Po jemi ndarë!

“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh përjet’sisht”, shkruante Art Abazi pak kohë më parë kur mediat raportuan ndarjen e tij nga e fejuara.

Mesa duket lajmet kanë qenë të vërteta pasi sot Arti ka shkruar një status ku i kërkon falje mediave dhe konfirmon ndarjen.

“Përmes këtij postimi i kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë kam bërë ndaj tyre dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre ditëve e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time.

Sidoqoftë, e vërteta qëndron në faktin që unë dhe ish-partnerja ime kemi vendosur t’i ndajmë rrugët për t’i kontribuar qetësisë dhe të ardhmes sonë. Kur ndarjet ndodhin pas shumë vitesh bashkim, jo gjithmonë emocionet kontrollohet lehtë. Andaj, duke ju falenderuar që na keni dhënë rëndësinë tuaj ju përqafoj sinqerisht!”, shkruan artisti.

MË TË LEXUARAT

To Top