Lajme

Dje ka qenë ditë historike për Greqinë/ Kryeministri grek: Më në fund pas 12 vitesh shpëtuam

Pas 12 vitesh Greqia çlirohet nga monitorimi i BE pasi financat në vend janë stabilizuar.

Shteti fqinj ka dalë nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” të Bashkimit Europian që do të thotë se gjatë gjithë kësaj kohe zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit.

20 gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët. Vendi ynë po del nga korniza e mbikëqyrjes së shtuar të BE-së.Vendi tani mund të shikojë përpara drejt një horizonti të ri dhe të pastër.

Zhvillimi i sotëm shënon fundin e Memorandumeve dhe gjithë asaj që u imponua në emër të tyre: taksa të paqëndrueshme dhe shkurtime të pagave dhe pensioneve. Kontrollet bankare dhe hipotekimi i pronës publike. Degradimi i mbrojtjes kombëtare, arsimit publik dhe shëndetësisë. Por edhe margjinalizim i pozicionit të Greqisë në Evropë dhe në botë. E gjithë kjo, për fat të mirë, i përket së shkuarës”.

MË TË LEXUARAT

To Top