“Meshkujt shqiptarë janë zdromsa, ju të gjithë jeni zdromsa”– shprehej Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku është kritikuar shumë. Sipas saj djemtë shqiptarë nuk punojnë, por kërkojnë vetëm qejfe dhe iu kërkojnë para prindërve.
“Mos u merrni me fotot e mia, se unë shijoj plazhin në ambient me njerëz të kulturuar që nuk i kanë sytë si govatë. Jeni bërë të gjitha si ato shtrigat. Ju nuk dini as të punoni, as… se mirë ka thënë Lali: Meshkujt shqiptarë janë zdromsa! Ju jeni të gjithë zdromsa”.-ka thënë ajo.
Dhe mes njerëzve të shumtë që i janë kundërpërgjigjur ka qenë edhe një personazh i njohur TikToku, me emrin “Roxhi Dibrani”.
Mes tyre edhe të Noizyt. Duket se reperi ka rënë dakord me të dhe i ka pëlqyer videoja. Madje nuk ka ngurruar t’i bëjë edhe një koment. Ai ka komentuar me disa emoji duke treguar se po qesh me lot dhe disa emoji duke mbuluar gojën.