Dalin në dritë të tjera të dhëna dhe detaje në lidhje me ngjarjen e bujshme të se shtunës në mbrëmje në uzinën us htarake të ar meve në Gramsh.
Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin 24 vjec më deklaratrat e tyre për ngjarjen dhënë para oficerëve të Antiterrorit thanë se ishin vetëm blogerë dhe se kishin ardhur në Shqipëri për turizëm.
Ata kanë dhënë si argument faktin që edhe në udhëtime të tjera kanë ndjekur pasionin e tyre për të fotografuar godina të vjetra.
Të dhënat e para edhe nga dëshmitë e mbledhura deri më tani bëjnë me dije se rusët, dy meshkuj dhe një grua kishin disa ditë që ndodheshin në Gramsh.
Ata janë parë nga rojet e uzinës por edhe nga banoret përreth godines us htarake gjatë këtyre ditëve duke fotografuar.
Nisur edhe nga fakti që në sendet e sekuestruara në çantën e njerit prej te ndaluarëve Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiu nazhi, ka dyshime të forta se ata janë pjesë e një cellule spi unazhi, pavarësisht pretendimit të tyre se janë thjesht blogere.