Bledar Bujupi, kornist në Filharmoninë e Kosovës, ka vdn ekur të hënën, ka njoftuar Filharmonia të martën.
Bujupi, sipas njoftimit, vdi q papritmas në moshën 31-vjeçare. “Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë (Klasa: B. Gashi) ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës (Klasa: A. Goshev dhe A. Canaj). Ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti (Itali), Gregory Jones (SHBA), Premysl Vojta (Çeki) etj. Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit ‘Prishtina Brass’. Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si ‘Albanian Youth Orchestra’ dhe ‘Kosovo Youth Orchestra’”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës, postuar në Facebook.