Lëkundje tërmeti janë ndjerë 20 minuta më parë në zonat e jugut të vendit. Sipas faqes europiane për tërmetet, epiqendra ka qenë 12 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës dhe është ndjerë e në Himarë e Borsh.
Ai ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter dhe ka pasur një thellësi 10 kilometra nga toka, duke bërë që lëkundjet të ndihen më tepër. Paraprakisht, nuk bëhet me dije për persona të lënduar apo dëme materiale.
Siç shihet në grafikën e mëposhtme, epiqendra ka qenë pranë qytetit të Gjirokastrës por lëkundjet janë ndjerë dhe në qytetet e tjera përreth.
Bie në sy se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë lëkundje në nëntokën shqiptare, dhe as ky tërmet i 20 minutave më parë nuk ka regjistruar pas goditje të tjera.
Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave thotë se tërmeti ka qenë me epiqendër pranë fshatit Kalasë, 16 kilometra në veri-perëndim të Delvinës, dhe me magnitudë përfundimtare 3.9 rihter. Po sipas IGJEUM, thellësia ka qenë 15 km nga toka.