Dje në mesditë rreth orës 15:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, konkretisht në fshatin Beltojë, u regjistrua një aksi.dent i trefishtë.
Nga përp.lasja e tre makinave me drejtues shqiptarë, malazezë dhe kosovarë mbetën të lënduar 6 persona, gjë që tregon se përpl.asja ka qenë shumë e fortë.
Në aksident u përfshinë automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. XH., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMë”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.
Pas aksid.entit, të afërmit e 30-vjecarit Ildi Xheka bënë apel për gjak 0 pozitiv për njeriun e tyre, i cili sot ndërroi jetë.
Mësohet se i ndjeri ka qenë në makinë me nënën e tij, shtetasen Dasha Xheka, 54 vjeçe me profesion edukatore, e cila ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.