Lajme

Robert Ndrenika uron Luiza Gegën: Ku ta dija unë që Europën e kisha kaq pranë

Entuziazmi për fitoren e Luiza Gegas, si kampione Evrope në 3000 metra me pengesa, ka kapluar qytetarët e institucionet.

E para atlete shqiptare që shënon një sukses të tillë, ka marrë edhe urimet e aktorit Robert Ndrenika. “Ku ta dija unë i shkreti që Evropën e kisha pasur kaq pranë”.

Janë këto fjalët përmes së cilave, siç poston në Facebook drejtori i Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore së Bashkisë Tiranë, Dhimitraq Furrxhiu, artisti ka zgjedhur të shprehë urimet e tij.

Luiza është gjendur pranë Ndrenikës si dhe artistit Helidon Halidi në kuadër të mikpritjes që i ka bërë Këshilli i Kulturës dhe Sportit i Bashkisë Tiranë, ku bën pjesë edhe aktori. Atletes i është dhuruar në mënyrë simbolike edhe një buqetë me lule.

E përlotur e triumfatore parakaloi kampionia e Europës Luzia Gega në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. E shoqëruar nga ministrja e Sportit, Evis Kushi në një makinë kabriole Luiza Gega u prit me ceremoni shtetërore dhe nga qindra qytetarë të cilët e uruan për fitoren. Gega falënderoi të gjithë qytetarët, ndërsa ndau edhe disa përqafime me ta.

Në hyrje të kryeministrisë, 33-vjeçarja u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili zgjodhi një gjest të veçantë për t’i për të uruar një kampione europe. Ai i puthi duart Luiza Gegës në shenjë mirënjohje. Ceremonia u zhvendos në ambientet e kryeministrisë, ku atletes më të mirë evropiane iu dha nga Rama medalja “Kordoni i madh i Yllit të Mirënjohjes Publike”.

MË TË LEXUARAT

To Top