Rina Balaj ka marrë të gjithë vëmendjen me postimin e saj të fundit. Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku një kotele ka vendosur putrën në belin e saj.
Një ndër ndjekësit i ka dërguar një mesazh duke i shpjeguar një bestytni, sipas të cilës kur një mace bën këtë veprim, tregon se personi të cilit po ia prek belin është shtatzënë.
Rina e ka publikuar mesazhin në Instastory dhe ka shkruar: Ndihmë! A është kjo e vërtetë?
Kujtojmë se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje dashurie me reperin Sin Boy.