Ndonjëherë nuk duhen fjalë për të konfirmuar diçka!Kjo shpjegon më së miri rastin e Afrona Dikës dhe Blero Muharremit të cilët ndonëse kanë zgjedhur mos të flasin publikisht, prej kohësh nuk janë me njëri-tjetrin.
Këtë e kanë vërtetuar më së miri “thumbat” e here pas hershëm në profilet sociale të secilit. Së fundmi Blero ka përdorur profesionin e tij, muzikën për të folur mbi këtë ngjarje.
Këngëtari sapo ka publikuar këngën e re e cila edhe pse titullohet “Amore” (Dashuri), në fakt flet për një dashuri të lënë në mes dhe shkak për këtë është tradhtia.
Një dashuri e lënë në mes na tingëllon e dëgjuar, por të ketë qenë tradhëtia shkaku i ndarjes së Bleros me Afronën?!
“Iku nuk u kthye më. E mori era e tradhtisë, ajo më nuk kthehet. I dha vulën vetmisë.
Iku ma mori gjysmën time më të mirë, ajo më nuk kthehet është simbol i tradhtisë, ” këndon Blero në një pjesë të tekstit.