Lajme

”Mezi eci kam djersë dhe ethe”/ Sazan Guri në gjendje jo të mirë shëndetësore, kërkon ndihmën e shqiptarëve

Ambientalisti Sazan Guri prej një jave raportohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shkruan se “prej një jave e pak ka dhimbje te çapoku në të majtë” dhe shton se ka vështirësi në të ecur e dhimbje të forta.

Shënimin, ambientalisti i njohur e ka bërë në rrjetin social “Facebook” dhe kërkon ndihmë nga qytetarët se çfarë mund të jetë. Madje, tregon dhe disa nga dhimbjet që po kalon, me shpresën se ndonjë nga ndjekësit do ta ndihmojë.

Shënimi i plotë i Sazan Gurit: Nje jave me pak dhimbje te capoku ne te majte, sot duke u veshur me pakez nxitim, nje te me kapur dhe perfundova duke ecur me cm, derisa vajta te fizioterapisti, ngrohje te zones prapa, voltaren, ilac nga goja, etj., dhe u ngrita mezi, dhe nuk ecja as edhe nje cm.

Bllokuar totalisht dhe me te bertitura, djerse, ethe, dridhje. Urgjenca me erdhi shpejt dhe me trajtuan me nje gjilpere te forte qetesuese, qe tani po ngrihem me dhimbje me pak…….e kam per here te pare. Kush di te thoje?

1-se nga se vjen, 2- se cfare eshte, 3-se cfare behet ne kesi rastesh, 4-ku shkohet te fizioterapisti apo te mjeku ne spital,

5-me se ushqehesh, 6-apo shkohet te ai qe ka vuajtur po keshtu, pra te doktori apo te ai qe voi, se mbasi ra nga fiku dikushi, kerkoi qe ti vinte jo jatroi, por ai qe voi, biles ai qe kishte rene nga fiku…

Flm miq te dashur, pres pergjigj ketu ne shtrat, jo i pikelluar, por me dhimbje dhe me shprese te panenshtruar…SG, ora 17 e 30, dt 23.08.

MË TË LEXUARAT

To Top