Rozë

Këngëtarja shqiptare tejkalon problemin shëndetësor, është bërë nënë për herë të parë

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Inida Gjata( Kreuz) e njohur nga publiku si Zhaku është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit e saj në Instagram pak minuta më parë, duke publikuar foto me të voglin e saj. Zhaku nuk ka shkruar asgjë në postim, vec fotos së ëmbël me bebin e cila flet sa njëmijë fjalë

Zhaku jeton në Gjermani prej shumë vitesh me të dashurin e saj gjerman, Christian Kreuz, emri i artit i të cilit është Dakar, dhe tashmë familja e tyre ka marrë kuptim me ëngjëllin që ka ardhur në jëtë.

Kujtojmë që vite më parë Zhaku është shprehur se arsyeja pse nuk kishte një fëmijë lidhje me një sëmundje që i shkaktonte pengesë. “Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore.

Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tu mor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua ti shkoj nga mbrapa fëmijëve”, u shpreh ajo në një intervistë vite më parë.

Ndaj lajmi që ajo është bërë nënë është akoma edhe më i veçantë dhe emocionues. Ndonëse daljet apo postimet në rrjete sociale nga Zhaku kanë qenë të pakta ky i fundit ishte i mirëpritur nga të gjithë dhe urimet për mëmësinë janë të shumta.

MË TË LEXUARAT

To Top