Lajme

U lind në Bulqizë, Luiza Gega merr titullin ‘Qytetare Nderi’

Të hënën ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” të Bulqizës për kampionen e Europës, Luiza Gega. Në qytetin e minatorëve të Bulqizës do të organizohet ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” kampiones europiane Luiza Gega.

Pas fitimit të titullit kampione e Europës, Luiza Gega është vlerësuar dhe nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës. Mësohet se ditën e sotme, me konsensus të plotë i është dhënë titulli “Qytetar Nderi”, kampiones Luiza Gega.

Atletja shqiptare u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.

MË TË LEXUARAT

To Top