Rozë

Kriza e energjisë në Kosovë, Fjolla Morina: Neve me krejt Evropën Rusia na kish mbajtë more popull

Fjolla Morina, është tejet aktive në rrjete sociale me postimet e saj, të cilat marrin vëmendje edhe mediatike, këngëtarja, njihet për qëndrimet e saj, ku statuset e saj dedikohen rreth situatave dhe personave të caktuar.

Së fundi, Fjolla publikoi në ‘InstaStory’ një imazh, duke komentuar si mes rreshtave situatën aktuale problematike me energjinë, “Po shkëlqeni në këtë errësirë”, shkroi fillimisht ajo.

Tutje, këngëtarja Morina publikoi në InstaStory një tjetër shkrim, ku mes të tjerash shprehej: “Krizë në të gjitha anët, por neve me krejt Evropën Rusia na kish mbajtë more popull”.

E njëjta më pas vazhdoi të bënte statuse të çuditshme, të cilat nuk është se ndërlidheshin edhe shumë me njëra tjetrën.

“Qysh ke ajo thënia edhe një herë: Feja e shqiptarit është…” dhe “Në momente të vështira duhet të qëndrojmë stoik të bashkuar o patriotë”.

Nuk dihet nëse këto janë dedikime për person të caktuar, megjithatë mes rreshtat kuptohet se është një dedikim.

MË TË LEXUARAT

To Top