Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar menjëherë në Facebook, pas fitores së kampionit shqiptar Florian Marku në “Air Albania”. Marku mposhti me pikë 95-92 meksikanin Miguel Parra.
Florian Marku mbetet i pamposhtur. Kampioni shqiptar ka mundur me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra. Një ndeshje mjaft emocionuese nga të dy boksierët por në fund ka qenë shqiptari ai që ka fituar.
Me mijëra qytetarë kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” dhe me miliona të tjerë e kanë ndjekur nga ekrani. Marku ka fituar me pikë 95 me 92.
“Sjam supermen, por jap shpirtin”, Florian Marku flet pas fitores së madhe në “Air Albania”. Boksieri shqiptar Florian Makru ka qenë mjaft i emocionuar pas fitores me meksikanin Miguel Parra.
Marku ka bërë një ndeshje të madhe dhe mjaft emocionuese në “Air Albania”, duke mos zhgënjyer asnjë nga të pranishmit. Boksieri shqiptar triumfoi pas 10 raundesh me pikë.