Pas konfirmimit të shtatzënisë, Einxhel dhe Dagz folën në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top” Dyshja kanë treguar çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzëninë.
Ata kanë treguar se e kanë marrë situatën me sportivitet, edhe pse i dukej shumë e largët një gjë e tillë.
“Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi por le të mbetet private kjo gjë, gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz, i kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzanë”, ka thënë Einxhel.
“Si ndjenjë është shumë e veçantë, unë prapë nuk e kisha shumë të besueshme derisa e dëgjova rrahjen e zemrës”, është shprehur Dagz.
Por sot, moderatorja Fjoralba Ponari ka publikuar një “Ask me question”, ku ka pritur pyetjet e ndjekësve të saj. Sigurisht që edhe një pyetje për mikeshën e saj, Einxhel, nuk kishte si të mungonte.