Rozë

”Një nënë që i ushqen fëmijët ashtu dhe s’kujdeset”/ Aktorja italiane kritikon një nga gratë më të pasura në botë

Aktorja Ornella Muti nuk është aspak dakord me zgjedhjen e Sanremos për të pasur blogeren e famshme Chiara Ferragni-in si një nga prezantueset. Aktorja, një vegjetariane dhe aktiviste e mjedisit, ka akuzuar influencuesen për modele të gabuara të stilit të jetesës. Ornella është strikte kur vjen puna te tema e të ushqyerit të shëndetshëm dhe po zhvillon një betejë kundër ushqimit që sipas saj është i padëshiruar.

Who is Chiara Ferragni, the Italian fashion icon - From a blog to an empire

Sipas saj, Chiara Ferragni është një stereotip i gabuar duke propozuar modele të jetës që nuk janë aspak të shëndetshme. Në një intervistë për “Il Mattino” me rastin e Festivalit “Villamare Film & Friend”, aktorja ka deklaruar se nuk është aspak dakord me zgjedhjen e drejtorit artistik.

Duhet të lëmë një botë më të mirë, është një bet ejë në të cilën besoj. Vitin e ardhshëm me Amadeus-in do të jetë Chiara Ferragni, një influencuese e madhe që shfaqi foton e djalit të saj me çokollatat “Kinder”. Cila nënë do të donte t’i shihte fëmijët e saj të rriteshin me ushqime të pashëndetshme dhe Coca-Cola? Unë ushqehem shëndetshëm. Unë jam vegjetariane, kujdesem për veten, gjithmonë me produkte natyrale dhe merrem me sport.

Ndërkohë që nga ana e Chiara-s nuk ka pasur asnjë reagim. Ka qenë Fedez ai që ka publikuar disa foto teksa e bija është duke ngrënë ëmbëlsira.

All the fabulous details of the house of Chiara Ferragni and Fedez -  Italian Post

MË TË LEXUARAT

To Top