Djaloshi 10-vjeçar shpëton nënën e tij nga mbyt.a. Ngjarjea e pabesueshme ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së. 10-vjeçari, Gavin Keeney, shpëtoi nënën e tij nga mby.tja në pishinën e oborrit të tyre.
Pamjet dra matike të kamerave të sigurisë u shpërndanë nga familja. Është hera e dytë që ai ishte heroi i saj pasi në Heimlich ai mori po licinë në telefon kur nëna e tij po mby.tej nga ushqimi në vitin 2021.
Në video shihet nëna Lori, e cila fillon të vuajë nga tkurrjet e pavullnetshme të muskujve në pishinën e tyre, teksa Gavin nxiton për të ngjitur shkallët e pishinës dhe zhytet brenda.
Ai kapi mamanë e tij duke i ngritur mjekrën e saj mbi ujë dhe thuhet se ai nuk kërkoi fare ndihmë. Mamaja e tij, Lori, e quajti si ‘një nga momentet më të frik shme të jetës’.
Për fat të mirë, qentë e Keeney alarmuan babain e Lorit, Stephen Lowe dhe ai nxitoi për të ndihmuar vajzën e tij, raporton DailyMail.
Lori për revistën ‘Storyful’ tha: “Më thanë më vonë se ai nuk kërkoi ndihmë. Babai im, i cili jeton ngjitur me ne, dëgjoi lehjen e qenve dhe vrapoi jashtë dhe u hodh brenda në pishinë teksa Gavin më mbante në shkallë dhe kokën mbi ujë”.