Lajme

”Kjo situatë mund ta vazhdojë disa vite”/ Flet kreu i kompanisë më të madhe të naftës dhe gazit: Dimri do jetë i acartë

Qytetarët evropianë ka të ngjarë të përballen ndër vite me dimra të acartë, paralajmëron CEO i gjigandit energjetik Shell, Ben Van Baurden, siç raporton gazeta britanike “The Guardian”.

acar-565×350 – Orikumi News

Parashikimet ogurzezë nga kreu i kompanisë më të madhe të naftës dhe gazit në Evropë se kriza aktuale ka të ngjarë të zgjasë përtej dimrit të ardhshëm pasojnë shkurtimet e mëtejshme të furnizimeve me gaz rus.

Në një konferencë për shtyp Ben Van Beurden tha se situata e vështirë për sa i përket energjisë mund të vazhdojë për disa vite.

Britania, për shembull, merr pak gaz direkt nga Rusia, megjithëse është e ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të shitjes me shumicë.

Vijojnë reshjet e dëborës: Franca në acar, probleme edhe në Rusi –  Indeksonline.net

MË TË LEXUARAT

To Top