Lajme

Uji mori para çdo gjë, ja si paraqitet situata në Shkup nga reshjet e shiut

Rrugë, parkingje dhe bodrume të për mbytura, shumë pemë të rrë zuara dhe njerëz të bllokuar në makinat e tyre, është ajo çka ka ndodhur pasditen e 30 gushtit në Shkup.

Reshjet e rrë mbyeshme të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, bubullimë dhe breshër shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Stuhia që përfshiu kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, bëri që kryetarja e qytetit, Danella Arsovska, ta mbledhë urgjentisht Shtabin e Krizës. Ekipet ndodhen në terren, por për momentin nuk ka informacione për d ëmet e shkaktuara.

Reshjet e shiut kanë bllokuar më shumë rrugë të Shkupit, ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa rrymë shumë ndërtesa.

Po ashtu është bllokuar edhe rruga që çon drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo që çon drejt Gjykatës Themelore të Shkupit.

MË TË LEXUARAT

To Top