Lajme

Ndodh për herë të parë kjo në Shqipëri/ Hapet gjimnazi për nxënësit që nuk dëgjojnë

Për herë të parë, nxënësit me kufizime në dëgjim dhe në të folur do të vijojnë arsimin e tyre edhe në shkollën e mesme. Gjimnazi do hapet këtë shtator me dy klasa të dhjeta dhe do jetë i orientuar drejt teknologjisë.

Azbie Ramaj, drejtoresha e Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë ka një thirrje drejtuar prindërve që mos t’i mbajnë fëmijët në shtëpi por të sjellin pranë institucionit pasi gjithçka është falas. Pas një pritje disa vjeçare, gjimnazi për nxënësit me kufizime në të dëgjuar dhe në të folur duket se është gati për të hapur dyer më 12 shtator 2022.

Ministria e Arsimit iu përgjigj më në fund kërkesave dhe këmbënguljes së prindërve, nxënësve dhe stafit pedagogjik të Institutit për të hapur gjimnazin në fjalë, o cili do beje realitet ëndrrat e mëdha të fëmijëve për të vazhduar me tej arsimimin në klasën e 10.

“Ka qene një ëndërr e kahershme e prindërve dhe nxënësve tanë të cilët kanë përfunduar ciklin 9 vjeçar pranë Institutit tonë, ne kemi gati 6 vite që kërkojmë hapjen e gjimnazit pranë institucionit tonë, kemi gati infrastrukturën si dhe stafin mësimor, kemi parashikuar të hapim 2 klasa dhe klasat nuk do të kenë më shumë se 15 nxënës”, tha drejtoresha e Institutit Azbie Ramaj gjatë intervistës.

Zonja Azbie Ramaj, drejtoresha e Institutit te Nxënësve qe nuk dëgjojnë në një intervistë për televizionin News 24 thotë se nxënësit të cilët do të mbarojnë gjimnazin do të bëhen më të aftë për jetën e tyre, pasi do fitojnë një profesion, që të integrohen më mirë në shoqëri. Kurrikulat e gjuhës së shenjave janë tashmë të akredituara nga Ministria e Arsimit. Gjimnazi do të jetë i orientuar drejtë teknologjisë. “Gjimnazi është me drejtim TIK dhe Teknologji, në dëftesën do të jetë shënuar edhe profesioni që do të kualifikohen”, tha drejtoresha Ramaj.

Në gjimnaz mund të regjistrohen edhe ata nxënës të cilët kanë përfunduar ciklin 9 vjeçar 2 vite më parë. Për nxënësit nga rrethet ofrohet akomodim falas në konvikt, drejtoresha e Institutit Azbie Ramaj u bën thirrje bashke me një lutje prindërve që të mos t’i mbajnë fëmijët në shtëpi por te kontribuojnë qe ata te japin nesër kontributin e tyre ne shoqëri. “Janë të lutur të gjithë prindërit që kanë këtë kategori fëmijësh, prindërit nga rrethet nuk kanë asnjë detyrim financiar, afrohuni tek Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë pasi ne jemi i vetmi institucion i specializuar për të edukuar fëmijët tuaj me metodat më bashkëkohore”, u shpreh drejtoresha Azbie Ramaj për News 24.

MË TË LEXUARAT

To Top