Gjendja e furnizimit me energji elektrike është përkeqësuar gjatë ditës së djeshme në kryeqytet.
Banorët e lagjeve të Prishtinës thonë se që nga mëngjesi e deri në orët mbrëmjes janë përballur me reduktime të shtuara, ndërsa nga KEDS-i nuk janë deklaruar për reduktimet me orarin 4:2 të furnizimit me rrymë (katër me rrymë e dy pa rrymë).
Në lagjen Arbëria gjatë ditës ka pasur reduktime nga ora 10:00-12:00 dhe nga ora 18:00-20:00 ose dy herë në ditë.
Edhe banorët e lagjes së Spitalit thonë se po përballen me reduktime deri në tri herë në ditë: nga ora 08:00-10:00, 14:00-16:00 dhe 20:00-22:00.
Reduktimet me energji elektrike madje zgjasin më shumë se sa parashikohet në orarin prej dy orësh të KESCO-s.
KosovaPress ka kërkuar sqarime nga zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala lidhur me ashpërsimin e reduktimeve me energji elektrike, por ky i fundit ka qenë i pa qasshëm.