Rozë

Feston datëlindjen sot, ja sa vjeç bëhet aktori i madh Arben Derhemi

Arben Derhemi është një nga aktoret më të dashur të skenës dhe teatrit shqiptar. Ai është shumë aktiv në kinematografi, ku në vitet e fundit ka luajtur shumë role. Aktori ka lindur më 1 shtator të 1969 dhe sot feston ditëlindjen e 53.

Nuk pushoja dot së qari”, Arben Derhemi tregon momentin prekës me të bijën  - Gossip

Kujtojmë që aktori është baba i një vajze, e cila duket se i ngjan shumë .De hemi u diplomua aktor në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1994. Ne vitin 2007 u speializua për “Kurimin dhe Manaxhimin Teatror të Qyteteve Antike”, Ancona, Itali.

Ende student filloi karrierën si aktor në filmin “Një djalë dhe një vajzë” (Fatosi) të I. Muço dhe K. Mitro si edhe në filmin “Këtu bën ftohtë” (Petro) nga Pluton Vasi. Kulmi i suksesit në kinematografi konsiderohet seriali televiziv “Njerëz dhe Fate” (Flori) nga Y. Pepo.

Nga viti 2000 e në vazhdim ka marrë pjesë në filmat “Ishte Koha për Dashuri” (Flori) të Y. Pepo, “Shqetësimet e një obezi” (Dashnori) P. Vasi, seriali televiziv “Familjet” (Toni) të S. Racaj, “Home Sweet Home” (Genci), V. Bajgora, “Maya” (Burhami) P. Vasi dhe Matanë Lumit (djali) S. Kanaqi.

MË TË LEXUARAT

To Top