Protesta e zhvilluar pasditen e djeshme përpara sheshit Nënë Tereza, ka solidarizuar qindra qytetarë me me ngjarjen e ndodhur së fundmi në Prishtinë.
Mes tyre kanë qenë personazhe të njohur të ekranit, të cilët kanë dhënë mesazhet e tyre. Mirëpo, ato që kanë tërhequr vëmendje kanë qenë padyshim këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe moderatorja Bora Zemani.
Vajzat ndonëse nuk flasin me njëra-tjetrën, duket se kjo kauzë i ka bërë bashkë. Trixa ka qenë në rreshtin e parë pranë emrave të tjerë si Fifi, Monika Lubonja dhe shumë të famshëm.
Ndërsa Bora, ka qenë e shoqëruar nga mamaja e saj dhe mikesha e ngushtë, Semi Jaupaj. Gjithashtu si në cdo protestë tjetër që ka marrë pjesë, Bora ka pasur dhe djalin e saj, Arborin.