Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo zbulon se vajen e kanë quajtur Zoit dhe se po çmenden nga lumturia për ardhjen e saj.
“Dreams do come true✨✨✨
Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️
Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar 🤍”, shkruan moderatorja e cila e njoftoi pritjen e ëmbël në natën finale të “Big Brother VIP”.