Lajme

Rama ndodhet në Beograd për panairin e verërave, Haradinaj e thumbon: Po Rahoveci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Serbi. Ai sot ka vizituar Panairin e Verërave në Beograd. Për këtë vizitë një “thumb” i erdhi nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Kosova “ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave”.

“Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Mirëpo, Haradinaj, me këtë postim ka “god itur” edhe Kurti për shkak të reduktimeve të shpeshta të energjisë elektrike.

“Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”. Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

MË TË LEXUARAT

To Top