Lajme

”Gjuha ime është e çuditshme”/ Erion Kristo i kthehet Ramës pas asaj që tha në Beograd: Nuk është!

Pedagogu i njohur, njëkohësisht moderator i emisionit “Bardh a Zi” në Abc, Erion Kristo, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Beograd.

Në nisje të fjalimit të tij, kryeministri Rama tha: “Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme”.

Kjo frazë e Ramës ka sjellë reagimin në Facebook të Kristos, i cili i ka kërkuar kryeministrit të ndalë deklarata që prekin gjuhën “Shqipe”.

Në postimin e tij Kristo thekson se Shqipja nuk është një gjuhë e çuditshme. “Zoti Kryeministër! Shqipja nuk është “një gjuhë e çuditshme”. Freno!”, shkruan Kristo në Facebook.

Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama kritikohet për deklarata e tij gjatë vizitave ndërkombëtare, ku shpesh është kthyer në shënjestër edhe të mediave të huaja.

“Open Balkan” mblidhet për të finalizuar marrëveshjen për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Samitin do t’i paraprijë Panairi Ndërkombëtar i Verës që do të eskpozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb.

MË TË LEXUARAT

To Top