Rozë

Dy prej këngëtareve më të njohura shqiptare/ Ja cilat janë konkurrentet e para të ‘Dancing with the Stras’

Sezoni i ri televiziv do të sjellë “Dancing With the Stars” në ekranin e Top Channel, me punën për kompeticionin e kërcimit që ka nisur prej pak kohësh dhe ditë pas dite zbulohen edhe detaje të reja për të.

Sipas “Kryefjala.com”, mësohet dy nga konkurrentet janë Irini Qirjako dhe Mihrije Braha! Dy emra të njohur për publikun pritet ti ngjiten skenës së kërcimit.

Ajo që dimë deri më tani është se prezantuesja e këtij sezoni do të jetë Bora Zemani, e cila shfaqet dhe në promon zyrtare. Ka pasur shumë aludime rreth konkurrentëve që do të marrin pjesë këtë sezon, por ende nuk ka pasur konfirmime zyrtare nga asnjë prej tyre.

Ndërkohë tani kemi një tjetër lajm. Është pikërisht Kledi Kadiu i cili do të jetë kryetar jurie në “Dancing with the Stars”.

Lajmi ekskluziv i publikuar pak me parë nga Top Albania Radio tregon se Kledi Kadiu do të jetë në programin që nis së shpejti në Top Channel.

U diskutua gjatë në media kalimi i Ilir Shaqirit ne TV Klan tek spektakli “Dance with me” e mesa duket nuk ishte vetëm një aludim edhe pse famën ja riktheu Top Channel…

MË TË LEXUARAT

To Top